Live

Baba i Xhakës i kundërpërgjigjet Zana Avdiut: Duhet me të ardh turp, për mua kjo është rrugaqe

23:00 / 04 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Analistja Zana Avdiu është e ftuar në emisionin “Favoriti i Botërorit” në Televizion T7.

Ajo u bë virale me një postim që e kritikonte Granit Xhakën për gjestin që e bëri në ndeshjen e Zvicrës ndaj Serbisë.

Ajo tha se ai gjest i Xhakës paraqet sulm seksual.

“Ai gjest i Xhakës paraqet sulm seksual, paraqet dhunë seksuale. Kemi pasur shumë momente tjera që mund te ishim ndjerë krenar në atë ndeshje”, tha Avdiu.

Ndërkaq për këtë ka reaguar drejtpërdrejtë në lidhje telefonike, babai i Granit Xhakës duke thënë që pas atyre fjalëve, ai tregon respekt për të gjithë të ftuarit përvec Zana Avdiut.

“Kur t’i thush Xhakes rrugaq duhet me të ardhe turp. Merre me mend as gjestin çfare është, thotë gjest seksual qe nuk është. Po më vjen keq që një femen në këto raste e shkrun një fjali, le të më tregon se çka është fjalë rrugaq. Nuk tha asgjë që ia kanë sha gruan, familjen, fëmijën, nuk thanë asgjë që kanë bo thirrje vrasje kosovarëve. Graniti është i lënduar nga fjalë si të kësaj zoje, nuk lëndohet prej armiqve. Graniti e rrezikon karrierën t’u thanë që Serbia i ka dhunu 20 mijë femra shqiptare, kurse kjo zoja asnjë fjalë se ka thanë. Për mua kjo është një rrugaqe, kërkoj falje se nuk është term i imi. Respekt të gjithëve në studio përveç asaj zojes” – tha Ragip Xhaka në emisionin “Favorit” në T7

Shpërndaje në

U Kopjua