Një krim brenda një familjeje shqiptare ka ndodhur në Itali.
Sipas mediave italiane, një 56-vjeçare shqiptare është vrarë nga bashkëshorti i saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasdites së enjtes në banesën e tyre në via del Crociere 8, në lagjen Borgo Rivo në Terni.
Xhafer Uruçi, 62 vjeç ka vrarë me thikë, bashkëshorten e tij, Zenepe Uruçi, 56 vjeçe.
Gruaja punonte në një shitës peshku në zonë dhe njihet si njeri i “mirë”, i përkushtuar ndaj familjes dhe punës.
Grindjet e çiftit ishin të shpeshta, shkruajnë mediat italiane.
Bashkëshorti, i cili vuante nga probleme të rënda shëndetësore dhe që nuk kishte punuar për disa kohë pasi kishte qenë punëtor në një kompani ndërtimi në Terni, duket se kishte rënë pre e alkoolit.
Ndërkohë, ditën e djeshme pas një sherri mes tyre 62-vjeçari dyshohet se e ka goditur disa herë me thikë, gruan e tij Zenepe Uruçi.
Viktima sapo kishte nisur sulmi nga burri i saj i kishte dërguar një mesazh zanor të birit ku i tregonte se; ‘babai po më lëndon’.
Me të marrë mesazhin i biri nxitoi në banesën e prindërve, ku gjeti dhe nënën e vrarë.
Policia po heton ngjarjen e rëndë, ndërkohë 62-vjeçari është dërguar në paraburgim.
/Opinion.al