Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka thënë se opozita nuk e ka ndryshuar asnjë vlerë, parim a mjet politik në krahasim me të kaluarën.
Duke iu referuar si “Grupi i stërvjetruar politik opozitar”, Bajqinovci ka thënë se opozita ka ndryshuar vetëm frizurat, përderisa i gjithë aktiviteti i tyre politik, është në shërbim të ruajtjes së pasurisë së keqpërdorur në vitet e pushtetit të tyre korruptiv.
Bajqinovci vlerëson se opozita i ka dërguar disa ligje në Kushtetuese sepse frika e tyre është e madhe.
“Sepse dita e llogaridhënies po afrohet cdo ditë e më shumë. Sepse ata e dinë që Qeveria Kurti nuk do të bëjë kompromis me ata që futën duartë në hambarët e pasurisë së popullit”.
“Ata treguan qartë sot se plaçkitja dhe vjedhja që i është bërë popullit, ende është opsion i tyre real dhe përbërsi kryesor që i vë në lëvizje fijet e tyre të politikë – (korrupsion) bërjes”, ka shkruar ai në Facebook.