Live

Bajqinovci takohet me kryetarin e Parlamentit të Suedisë

14:33 / 02 Mars 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci është takuar sot me kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë, Andreas Norlén. Me një status në Facebook, Bajqinovci ka treguar se çfarë bisedoi me të parin e parlamentit suedez.

“Nder i veçantë të takohem me kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë, Dr. Andreas Norlén, gjatë Konferencës ndër-parlamentare për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe Sigurisë si dhe për Politikën e Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje që po mbahet në Stokholm në Parlamentin e Suedisë, në cilësinë e mysafirit special.
Përpos temave zyrtare të Konferencës që janë agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe Strategjia për Mbrojtje dhe Siguri, i diskutuam edhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe intensifikimin e procesit të integrimit të Republikës së Kosovës në BE, përgjatë Presidencës suedeze 6-mujore kam falenderuar Kryetarin Norlén për ndihmën e Suedisë dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha fushat, me dëshirën që ky bashkëpunim të thellohet e zgjerohet edhe mëtej.
Sukseset Republikës tonë në fusha të ndryshme po na hapin mundësi të reja për marrëdhënie të zgjeruara me partnerë dhe aleatë tanë që kanë investuar në vazhdimësi për ta konsoliduar atë në të gjitha dimensionet.
Kosova është sot më demokratike prandaj për partnerët tanë, është edhe më e besueshme. Kjo vërehet kudo” shkruan Bajqinovci në njoftim

Shpërndaje në

U Kopjua