Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se vendosmëria dhe argumentet e kryeministrit, Albin Kurti janë garancion për cilësinë e marrëveshjes.
Sipas Bajqinovcit, kjo është arsyeja pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është kaq refuzues.
“Vendosmëria e Kurtit dhe argumentimet e tij janë garancion për cilësinë e marrëveshjes. Prandaj, Vuçiqi është kaq refuzues!” – ka shkruar Bajqinovci në Facebook.
Takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, po raportohet se po vazhdon ende, megjithatë, palët kanë shkuar në pauzë dhe i kanë ndërprerë bisedimet përkohësisht.