Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka deklaruar se mund të ketë kërkesë për rritje tjetër të çmimit të energjisë elektrike.
“Qeveria ka dështuar në remontin e rregullt dhe remontin kapital të disa blloqeve, sidomos të blloqet e A-së. Edhe sikur këto blloqe të ishin me plotë kapacitet, kjo energji nuk mjafton gjatë sezones së dimrit. Ka shumë gjasa që do të ketë kërkesë edhe për një ngritje tjetër të çmimit të energjisë elektrike, e cila do të ishte me të vërtetë e papërballueshme nga ana e qytetarëve”, tha ajo në Tëvë1.
Sipas saj, pritet që çmimet në tregun e bursës me qenë jashtëzakonisht të larta.
“… Qoftë se do të kemi reduktime, kjo do të shkaktojë pasoja te ekonomitë familjare, ndërkohë që te bizneset kjo është me pasoja katastrofale”, shtoi tutje Bajrami.