Live

Bajrami për dëmet nga vërshimet: S’është e vërtetë që Ministria e Financave nuk ka mjete për kompensim

22:36 / 09 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami e ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati në lidhje me vonesat në kompensimin e dëmeve nga vërshimet e fundit në disa komuna të Kosovës.

Bajrami ka thënë se Ministria e Financave, ka buxhet të mjaftueshëm për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet.

Ajo është shprehur se MF-ja ka në kuadër të kontigjencave mbi 120 milionë euro dhe se ato mjete mundet t’i shfrytëzojë.

“Deshta me i thanë ministrit të Financave dhe qytetarëve se nuk është e vërtetë që nuk ka mjete te MF. Rezervën e ke të vogël por në kudër të kontigjencave në MF i ke 121.9 milionë euro dhe ato munden me u shfrytëzu për këtë rast. Sepse ke familje të tëra që kanë mbetur pa kulme, ata po jetojnë te të afërmit sepse janë pa kushte banimi”, ka thënë ajo.

Ajo tutje ka thënë se janë edhe mbi 140 milionë euro të ndara për ringjallje ekonomike dhe se edhe ato mund të shfrytëzohen për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...