Live

Bajrami për Konferencën e Rambujesë: Thaçi përpos kërcënimeve që kishte nga Serbia, kishte presion edhe nga marksistët-leninistët shqiptarë

22:50 / 09 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Akademiku, Arsim Bajrami, i cili ka shërbyer në Konferencën e Rambujesë si këshilltarë juridik dhe politik i ish-presidenti, Hashim Thaçi, ka thënë se Thaçi përveç kërcënimeve që kishte nga shteti serb po kishe edhe presin nga disa organizata marksiste-leniniste të cilat e shihnin Rambujen si një tradhti.

Sipas Bajrami këto lëvizje enveriste e mendonin që Rambujeja ishte një kompromis i dhimbshëm.

“Thaçi përpos që ka pasur kërcënimeve nga serbët, nga ata që kishin ardhë edhe për ta vrarë atje, kishin dërguar grupe terroriste por edhe shërbimi sekret serb, po ashtu kishte edhe një lloj presioni prej organizatave marksiste-lenisinte të cilat Rambujen e quanin tradhti. Këto lëvizje ekstreme enveriste ishin shqiptarë që mendonin që Rambujeja është një tradhti pasi ne po luftojmë për bashkim kombëtar, ata mendonin që Rambujeja është kompromis i dhimbshëm”, ka thënë Bajrami.

Ai theksoi se lidershipi i Thaçit ka filluar që nga koha e Rambujesë kur pati guxim të ju rezistoj jo vetëm kërcënimeve serbe po dhe presionit të këtyre organizatave që e quanin Rambujen tradhti.

Gjithashtu bëri të diture se e ka këshilluar Thaçin që të pranojë marrëveshjen.

“Unë edhe në këto situata e këshilloja Thaçin tërë kohën dhe Ibrahim Rugovën, dhe tërë kohën i kam thënë Thaçi që ti thotë po marrëveshjes  si një kompromis i domosdoshëm  për të krijuar partneritet me NATO-n dhe SHBA-në. Ndoshta lidershipi i Thaçit ka filluar në Rambuje kur ai pat guxim më ju rezistuar këtyre presioneve”, ka shtuar Bajrami.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...