Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka pasur një përplasje me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.
Duke e kundërshtuar Projektligjin për Zyrtarët Publik, deputetët e opozitës kanë thënë se ky Projektligj është kundërshtuar nga Bashkimi Evropian.
Deputetja Bajrami, duke iu përgjigjur deputetit të VV-së, Besim Muzaqi, tha se edhe kjo parti po e ndjek avazin e vjetër me punësime partiake, duke ia përmendur punësimin e ish-asamblistit të VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka, i cili u zgjedh drejtor në ndërmarrjen “Iber Lepenci”.
“Mos vazhdoni me këto avaze punësime e punësime se njëjtë po vazhdoni edhe ju. Kush u zgjedh drejtor në Iber Lepenc, leni këto blofe se po hapni kinse konkurse për diasporë”.
“Po ikin njerëzit nga ndërmarrjet e askush nga diaspora nuk vjen me u zgjedh drejtor i ndërmarrjes. I keni 80 për qind e pozitave me ushtrues detyre”, tha Bajrami./EO