Live

Bajrami: Rritja e pagave në sektorin publik do të nxiste sektorin privat të reflektojë

18:07 / 17 Nëntor 2022

Nga admin

Ish ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në “Frontal” të T7 ka folur për buxhetin për vitin 2023 që u miratua sot në lexim të parë.

Ajo tha se Qeveria sot ka dështuar që t’u tregojë qytetarëve nëse do të ketë rritje të pagave në sektorin publik.

Sipas Bajramit, ngritja e pagave në sektorin publik do të nxiste që të reflektojë edhe sektori privat.

“Sot ministri tha që te kontigjenca e ka parapa që të mbulohet kostoja e disa ligjeve që hyjnë në fuqi gjatë vitit që vie dhe në anën tjetër u mundua ta justifikojë këtë por unë mendoj që për secilin ligj duhet të ketë një kosto të përafërt buxhetore. Sot Qeveria gjithashtu dështoi që të deklarohet dhe t’iu tregojë saktë qytetarëve nëse do të ketë një ngritje të pagave në sektorin publik gjatë vitit 2023 sepse po e shohim që gjatë vitit 2022 nuk po ndodh. Edhe do të ishte shumë e logjikshme meqenëse kemi mjat para të pashpenzuara në bilancin bankar të Kosovës dhe ka pasur një inflacion jashtëzakonisht të madh, pagat e njerëzve janë zhvlerësuar tejmase. Kështu që një ngritje e pagave në sektorin publik do të ishte një infuzion gjithsesi për sektorin privat sepse ajo mandej do të shndërrohej në konsum dhe qarkullimin e tyre, që do të ishte nxitje që të reflektojë edhe sektori privat.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...