Live

Bajrami: Sa herë flitet për energji, elefanti në dhomë është Martin Berishaj

19:34 / 23 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Hykmete Bajrami nga LDK ka drejtuar akuza të rënda drejt partisë në pushtet për mbrojtjen që i bën kjo e fundit Ambasadorit Martin Berishaj.

Ajo tha se Berishaj është pajisur me pasaportë në mënyrë urgjente.

“Është pajisur me nënshtetësi të Kosovës për 24 orë për t’u bërë ambasador”, tha Bajrami në seancën e sotme kur u diskutua raporti i komisionit hetimor për energjinë.

Ajo shtoi se deputetët e Vetëvendosjes kanë fotografi me Martin Berishaj që janë bërë gjatë fushatës elektorale dhe asnjë nga deputetët nuk i ka kontestuar katër milionët që i ka tërhequr Berishaj.

“Ju [të pushteti] keni foto nëpër shtëpia private, ambiente private me Martin Berishaj. Keni foto në kohë të fushatave elektorale. Ju e keni bo ambasador, Asnjë nga VV nuk ka pasur mundësi të kontestojë katër milionë transaksion të Martin Berishaj”.

Ajo tha gjithashtu se sa herë flitet për energji, elefanti në dhomë është Martin Berishaj.

“Asnjë prej ju nuk mund të thoni që nuk po hetohet nga prokuroria speciale. Dhe ai po hetohet për evazion fiskal, shpëlarje parash. Dhe shumë shpejtë do hetohet edhe për deklarim të rrejshëm. Sa here flasim për energji, na del fotografia e Martin Berishaj”,  tha Bajrami

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...