Live

Bajrami: VV propagandon për raportin e World Justice Project për sundimin e ligjit

10:30 / 27 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është “duke bërë propagandë dhe po thotë të pavërteta”, për sa i përket raportit të World Justice Project për sundimin e ligjit.

Raporti e nxjerr Kosovën të 57’tën në botë, por me përmirësimin e dytë më të lartë në botë kur krahasohet ky vit me atë paraprak.

E Bajrami thotë se Kosova në vitin 2020 ishte e 54’ta, duke aluduar se me VV’n në pushtet është përkeqësuar sundimi i ligjit.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua