Live

Balena kurioze notoi pranë një kajaku në Sydney

09:38 / 26 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Australiani Jason Iggleden ka filmuar një pamje të pazakontë por shumë interesante në afërsi të plazhit Bond në Sydney të Australisë.

Në videon e realizuar me dron, shihet balena gjigante duke ndjekur nga pas një kajak, kurse videoja është realizuar të shtunën dhe u publikuar në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Balena ishte larguar nga ujërat e thella dhe për pak minuta notoi pak metra larg kajakut. “Shoqërimi” i tyre zgjati nga Tamaram deri në plazhin Coogee.

Të dielën balena u pa në lokacione të ndryshme në brigjet e Neë South Ëales, derisa pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...