Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se ka ndarë 600 euro nga paga e tij mujore për mbulimin e sigurimit shëndetësor për 100 pjesëtarë të Njësisë Speciale (NJSO), për periudhën 12 mujore.
Muharremaj përmes një postimi ka treguar se janë të angazhuar për punën e qeverisjes lokale.
“Megjithëse ne jemi të angazhuar me punë në qeverisje lokale, ne me mendje dhe zemër jemi me policët tanë në Veri të Kosovës. Jam krenar që e përfaqësoj Komunën e Suharekës, e cila ka personalitete humane si z.Shaqir Palushi.”, ka shkuar ai.
I pari i Suharekës ka thënë se Kosova është vendi i të gjithëve pa dallim.
“Kosova është vendi ynë dhe është i të gjithëve pa dallim, andaj duhet të jemi bashkë në situata të tilla. Krenar me Policinë e Kosovës”, ka shkruar në fund Muharremaj.
Postimi i plotë: