Live

Balija nga Shoqata e Bankave: Po hyjmë në dekadën e normave më të larta të interesit

18:33 / 06 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Sektori financiar në vend është stabil. Dhe kjo është theksuar edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Kosovën.

Petrit Balija, kryeshef i Shoqatës së Bankave të Kosovës, thekson se me gjithë periudhën inflacioniste, kreditimi është rritur për 18.5 përqind, si asnjëherë më parë.

“Sektori bankar është likuid dhe ka stabilitet dhe që nuk parashihet të ketë krizë në sektorin financiar. Kur jemi tek kriza ajo godet ekonomitë familjare dhe biznese dhe këtu mund të ndërhyhet përmes instrumenteve monetare, ku Kosova ka pak të tilla në dispozicion”, ka thënë Bakija

Bakija ka thënë se Banka Qendrore Evropiane ka rritur dukshëm normat e interesit për ta luftuar inflacionin, që sipas tij është e pashmangshme të mos ndodhë në të ardhmen.

“Ka mbaruar periudha e normave të ulëta të interesit. Po hyjmë në dekadën e normave më të larta, por mund të na ngushëllojnë që normat karshi rritjes së interesit në kredi duhet të rriten edhe nga ana e interesit në depozita dhe kjo e balancon pak”.

Shpërndaje në

U Kopjua