Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi nga drejtësia të zgjidhë çështjen e 21 janarit.
Sipas tij, Berisha mburret me vrasjet e asaj dite dhe SPAK duhet të tërheqë menjëherë dosjen nga prokuroria e Tiranës.
Në një deklaratë për mediat, Balla tha se prokuroria duhet të shpallë moskompetencën, pasi urdhrat e vrasjes janë dhënë nga zyrtarët më të lartë të qeverisë atë ditë.
“Kjo çështje duhet të kishte shkuar me kohë në SPAK. Prej 27 korrikut ka në fakt edhe një kërkesë procedurale nga pala e dëmtuar që e kërkon kalimin e dosjes në Prokurorinë e Posaçme. T’i japim fund pandëshkueshmërisë të atyre që u përfshinë në urdhrat e 21 janarit. Ekspertët e PS-së kanë filluar punën për hartimin e një kallëzimi tjetër penal drejtuar Prokurorisë së Posaçme,” – u shpreh Balla.
“Ndërkohë që një tjetër provë e re materiale është publikuar së fundmi. Komandanti i Gardës Ndrea Prendi ka urdhëruar vrasjet, duke zgjedhur edhe vetë vrasësit. Madje duket qartë se ai është urdhëruesi. Berisha nuk e fshehu dot krimin,” – shtoi ai./euronews/