Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi e ka kritikuar Abelard Tahirin e PDK-së, duke thënë se e ka sharë, ofenduar e kërcënuar.
Ai ka kërkuar që prokuroria të merret me të.
“Ish-ministri i drejtësisë, Deputeti Abelard Tahiri nga kjo foltore nxori një sërë akuzash për ministren Haxhiu, pasi u mbyll mikrofoni në stilin e një banditi që e vendos shurdhuesin e armës së tij u kthye nga unë dhe shprehu një sërë kërcënimesh, të cilat pastaj i shoqëroi me të shara dhe fyera nga ulësja e tij dhe do të ishte mirë që Prokuroria të merrej me këtë”, ka thënë Bislimi
Pas kësaj ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu duke iu drejtuar Bislimit me fjalët “ti je bandit, idot”.