Banka Kombëtare e Zvicrës tha të hënën se po parashikonte një humbje prej 143 miliardë dollarësh për vitin 2022, humbja më e madhe në historinë 116-vjeçare të bankës.
Banka tha se kjo është vetëm një llogaritje provizore për performancën e vitit 2022. Megjithëse pati një goditje vitin e kaluar, banka tha se priste një fitim prej 4.5 miliardë dollarësh nga zotërimet e saj të arit.
Pozicionet e saj në ar mund të jenë mbështetëse gjatë vitit të ri, sipas një shënimi kërkimor nga Saxo Bank e Danimarkës. Analistët atje thanë se metalet e çmuara në përgjithësi janë në modë.
“Bloomberg” zbulon se humbja tronditëse nga banka zvicerane është një reflektim i mënyrës se si bankat qendrore po përshtaten me mjedisin e ri financiar të inflacionit më të lartë.