Live

Banorët në Fushë Kosovë mbesin pa ujë

13:51 / 21 Mars 2023

Nga Kosova Live

Banorët e rrugës “Nënë Tereza” dhe ata të “Rruga e Pejë” në Fushë Kosovë kanë mbetur pa ujë.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se deri në riparimin e defektit nga ekipet e mirëmbajtjes do të mbesin pa ujë.

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë për një defekt në sistemin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën ” Nënë Tereza” në Fushë Kosovë. Deri në riparimin e defektit nga ekipet e mirëmbajtjes pa furnizim me ujë mbesin : rruga ” Nënë Tereza ” nga rrethi deri te stacioni i trenit si dhe rruga e ” Pejës ” me Bresje”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua