Live

Barrikadat në Shtërpcë, negociatat për largimin e tyre kanë filluar që 3 orë

21:41 / 06 Janar 2023

Nga Kosova Live

Menjëherë pasi u plagosën dy të rinj, një 11 dhe një 21 vjeçar në Shtërpcë, banorët e komunitetit serbë të kësaj pjese kanë dalur në rrugë duke protestuar.

Ata kanë vendosur barrikada të menjëhershme, duke izoluar Shtërpcën nga rajonet tjera, përfshirë bllokada edhe në rrugët alternative.

Burime të Indeksonline thonë se tashmë janë bërë tri orë që kur kanë nisur negociatat për heqjen e këtyre barrikadave.

Barrikadat janë bërë kryesisht me vetura, si dhe vende-vende janë ndezur edhe zjarre me drunj.

Në anën tjetër, policia është duke e hetuar rastin.

Të njëjtit janë në gjendje gatishmërie për të intervenuar sipas nevoje në lirimin e rrugëve dhe krijimin e lëvizjes së lirë.

Njësia Speciale më herët mbërriti në stacionin policor në Ferizaj, teska edhe kryeprokurori i qytetit ka shkuar në vendngjarje.

Shpërndaje në

U Kopjua