Live

Basha dhe Alibeaj dënojnë grushtin ndaj Berishës

15:37 / 06 Dhjetor 2022

Nga Denis Fana

Ish kreu i PD Lulzim Basha dhe kryetari i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj kanë dënuar goditjen me grusht të kreut të PD Sali Berisha në protestën e sotme në Tiranë.

“Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar. “, shkruan Basha,.

“Dënoj me forcë aktin e sotëm të dhunës ndaj Sali Berishës. Sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik. Incidenti i sotëm duhet të zbardhet urgjentisht nga organet përgjegjëse ndërsa kultura e dhunës duhet përjashtuar njëherë e përgjithmonë nga zhvillimet e politikës në Shqipëri.”, shkruan Alibeaj.

Edhe Deputeti Gazment Bardhi në një postim që ka bërë në “Twitter” sulmin ndaj Berishës e ka konsideruar akt burracak të Edi Ramës.

Ai bën thirrje që autorët të vihen menjëherë përpara ligjit.
“Skenarët me dhunë ndaj kundërshtarit politik janë tipike të një regjimi të korruptuar dhe të kriminalizuar. Akt burracak i Edi Ramës, që nuk tremb dot askënd. Duke dënuar me forcë sulmin fizik ndaj z. Berisha, bëj thirrje që autorët e vërtetë të vihen menjëherë përpara ligjit.”- shkruan ai.

Postimi i plotë nga Gazment Bardhi:

Berisha u godit me grusht nga Gerti Shehu, 31-vjeç, teksa ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.

Në lidhje me incidentin kryedemokati tha se me atë akt të ndodhur sot, sipas tij “Rama dëshmoi karakterin prej krimineli”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...