Live

Basha i LVV-së: Ambasadat të reagojnë kundër PDK-së për Ligjin për Byronë

16:42 / 21 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka kërkuar reagim nga ambasadat ndërkombëtare në Kosovë kundër dërgimit të Ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë në Gjykatën Kushtetuese.

Deputeti nga Ferizaj ka kërkuar që ambasadat të dalin me qëndrim ndaj veprimit të Partisë Demokratike të Kosovës.

“A ka mundësi ambasadat me dal me një deklaratë të përbashkët me shpreh shqetësimin e tyre për këtë veprim të këtij subjekti”, ka thënë ai.

Reagimi i plotë i deputetit Basha:

Sot PDK-ja e paska dërgu në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme!
Tash, dy sene:

𝐄 𝐩𝐚𝐫𝐚, kjo besoj 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐤𝐚𝐧ë 𝐬𝐡𝐪𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐩ë𝐫 𝐯𝐨𝐭𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐏𝐃𝐊-𝐬ë! Pyetni deputët që i keni votu, pse po ju pengon ky ligj, dhe pse bash juve? Kujt po i pengon konfiskimi i pasurisë së vjedhun?

𝗗𝗵𝗲 𝗲 𝗱𝘆𝘁𝗮, 𝗮 𝗸𝗮 𝗺𝘂𝗻𝗱ë𝘀𝗶 𝗮𝗺𝗯𝗮𝘀𝗮𝗱𝗮𝘁 𝗺𝗲 𝗱𝗮𝗹 𝗺𝗲 𝗻𝗷ë 𝗱𝗲𝗸𝗹𝗮𝗿𝗮𝘁ë 𝘁’𝗽ë𝗿𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸ë𝘁 𝗺𝗲 𝘀𝗵𝗽𝗿𝗲𝗵 𝘀𝗵𝗾𝗲𝘁ë𝘀𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝘁𝘆𝗿𝗲 𝗽ë𝗿 𝗸ë𝘁ë 𝘃𝗲𝗽𝗿𝗶𝗺 𝘁ë 𝗸ë𝘁𝗶𝗷 𝘀𝘂𝗯𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶. Në takime me ambasadorë, por edhe në raportet e tyre, gjithmonë e shprehin shqetësimin e tyre me pasurimin e pajustifikueshëm, krimin e korrupsionin në vendin tonë. Tani që Qeveria Kurti bën ligj në koordinim të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias, dhe prapë pengohet nga PDK me vonesa t’paarsyeshme, atëherë kishte me qenë mirë me dal me një deklaratë me pyet PDK-në pse po e pengon themelimin e agjencisë që konfiskon pasurinë atyre që ia kanë vjedh shtetit?

Shpërndaje në

U Kopjua