Live

Basha kritikon opozitën për bllokim të projekteve: Edhe pyetni pse 51 për qind

08:52 / 26 Prill 2024

Nga Kosova Live

Dimal Basha, deputet i VV-së, ka kritikuar sërish opozitën kosovare.

Kësaj radhe, Basha foli për çështjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, duke shkruar se opozita ka bllokuar këto marrëveshje në vlerë prej 390 milionë euro.

Duke e shpërndarë statusin e Hekuran Murati, ministër i Financave, Basha ka shtruar një pyetje retorike.

“Si me u anku në BE- në kur vet opozita i ka blloku Kosovës projekte prej 390 milion euro!

Na lodhin duke na fol për ndërkombëtarë, kurse paturpësisht ikin nga seanca dhe nuk i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare!

Edhe po pyetni pse 51%?” – ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua