Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, shpeshherë njihet se bën deklarata të çuditshme.
E tillë ishte kjo e fundit, e shkruar nga ai pas mesnate.
Kësaj radhe, ligjvënësi i pushtetit gjeti një formë tallëse për ngritjen e çmimit të vezëve në Kosovë, duke bërë një krahasim me grevat
Për më tepër Basha gjen kohë t’i nënçmojë qytetarët edhe për çmimet e larta që po i përjetojnë në këtë kohë inflacioni.
“Çmimi i vezëve qenka rritë si me pas hi pulat n’grevë”, ishte fjalia e shkurtër e shkruar nga Basha në orët e vona përmes Twitterit.