Në kuadër të Planit të bashkëpunimit bilateral në mes ministrive dhe forcave të dy vendeve, delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës i kryesuar nga shefi i Departamentit të Mjekësisë në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Xhevdet Tahiraj, kanë marrë pjesë në takimin e ekspertëve në fushën e shërbimit dhe operacioneve mjekësore të aeronautikës.
Siç thuhet në komunikatën për media, në kuadër të vizitës, të shoqëruar nga Kapiten Simone Teodonio, delegacioni ka vizituar Divizionin Ajror të Eksperimentimit të Aeronautikës dhe Hapësirës, në Pratica di Mare.
“Gjithashtu, gjatë vizitës, delegacioni ynë u njoftua nga afër me arritjet shkencore dhe mjekësore ne fushën e aeronautikës, si dhe gërshetimin e këtyre dy fushave në operacionet ushtarake mjekësore”, thuhet tutje