Live

Bashkim Nurboja emërohet UD i Guvernatorit të BQK-së

16:41 / 29 Mars 2023

Nga Kosova Live

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit, ka mbajtur mbledhjen në lidhje me zgjedhjen e ri të bordit.

Pas skadimit të mandatit të Guvernatorit aktual, Fehmi Mehmeti, BQK ka emëruar një ushtrues detyre të Guvernatorit, Bashkim Nurboja.

Ndersa,  Nora Latifi-Jashari, është emëruar në funksionin e zëvendësguvernatore për Operacione Bankare dhe  Nexhat Kryeziu- zëvendësguvernatorit për mbikëqyrje financiare.

Ndryshe, procesi i përzgjedhjes së Guvernatorit ka ngecur në Komisionin Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Shpërndaje në

U Kopjua