Live

BE-ja dënon votimin e ligjit për shpifje nga Republika Sërpska: Hap i qartë në drejtimin e gabuar

22:37 / 23 Mars 2023

Nga Kosova Live

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, e ka dënuar votimin e ligjit për shpifje nga Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, duke vlerësuar se ky është hap i qartë në drejtimin e gabuar.

Në një postim në Twitter, ai shton se kjo vë në pikëpyetje angazhimin strategjik të partive në pushtet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe se BE i kërkon entitetit të tërheqë amendamentet dhe të sigurojë mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe medias.

Në këtë rrjet social ai po ashtu postoi deklaratën e tij të plotë lidhur me këtë çështje:

Bashkimi Evropian shpreh keqardhjen që Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska votoi sot në favor të ndryshimeve në kodin penal të Republikës Sërpska që rivendosin dënimet penale për shpifje. Këto ndryshime legjislative do të impononin kufizime të panevojshme dhe joproporcionale për median e pavarur dhe shoqërinë civile.

Këshilli Evropian i dha statusin e kandidatit Bosnjë-Hercegovinës në dhjetor 2022. Statusi i kandidatit vjen me pritshmëri të mëdha. Në rekomandimin e tij për dhënien e statusit kandidat, Komisioni ka përcaktuar hapat që Bosnja dhe Hercegovina duhet të adresojë. Një prej tyre ishte forcimi i lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias.

Vendimi i sotëm është një hap i qartë në drejtimin e gabuar dhe ka një efekt ftohës në lirinë e medias në Republika Sërpska. Ai gjithashtu vë në pikëpyetje angazhimin strategjik të partive në pushtet në Republikën Sërpska për anëtarësimin e Bosnje dhe Hercegovinës në Bashkimin Evropian.

Nëse ligji miratohet përfundimisht, ai do të ndikojë rëndë mjedisin për shoqërinë civile (prioriteti kryesor 11) dhe lirinë e shprehjes dhe të medias (prioriteti kryesor 12) në Republikën Sërpska. Do të nënkuptojë një hap të madh mbrapsht të padiskutueshëm dhe të pamohueshëm në mbrojtjen e të drejtave themelore.

BE i kërkon entitetit të Republikës Sërpska të tërheqë amendamentet dhe të sigurojë mbrojtjen e plotë të lirisë së shprehjes dhe të medias.

Përmbushja e prioriteteve kyçe të përcaktuara në Opinionin e Komisionit është një parakusht që Bosnja dhe Hercegovina të hapë negociatat e anëtarësimit në BE.

BE pret që të gjitha autoritetet të punojnë në mënyrë konstruktive për të adresuar 14 prioritetet kryesore, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...