Live

BE-ja ka dhënë 14.7 milionë euro për të rinjtë në fushën e arsimit

13:30 / 28 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Zyra e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Zyrën e Erasmus+ dhe Ministrinë e Arsimit kanë organizuar “Ditën Qëndrore Informuese për Programin Erasmus+”, raporton Ekonomia Online.

Zëvendës shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Richardo Serri, tha se programi Erasmus+ është një projekt i rëndësishëm ku shkëmbehen përvojat e vendeve të ndryshme përmes studentëve.

Ai tha se që nga viti 2014-2015, BE-ja ka shpenzuar 14.7 milionë euro në programe të ngjashme.

“Erasmus+ nuk është program i rregullt si të tjerët, është programi më i rëndësishëm dhe më i suksesshëm evropian, është një program që ka filluar para shumë viteve. Shumë studentë kanë mundësi të udhëtojnë të njohën me të tjerët. Bashkimi Evropian bazohet edhe në shkëmbimet e të rinjve për mësimin e gjuhëve, ka shumë studentë që kanë udhëtuar dhe kanë pasur mundësi të mësojnë dhe të kthehen në vendet e tyre. BE-ja gjatë vitin 2014-2015 ka dhënë 14.7 milionë euro, është njëri nga këto programe që t’ua hapim dyert vendeve të rinjve që një ditë do të bëhen pjesë e BE-së”, tha ai.

Serri tha se në Kosovë nga ky program kanë përfituar rreth 2 mijë studentë.

“Që nga viti 2015 kanë përfituar rreth 2 mijë studentë dhe ka pasur deri në 1 mijë studentë që kanë ardhur këtu. Erasmus+ është shembulli më i mirë i shkëmbimit. Nuk janë vetëm studentët, por edhe stafi akademik që kanë mundësi të bashkëpunojnë në një numër fushash me kolegët e tyre në Evropë.  Kosova ka marrë pjesë në 20 projekte për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe shpresoj që në të ardhmen të rritet edhe më shumë ky numër”.

Burim Gashi, U.D i drejtorit të Departamentit për Arsimin e Lartë në MAShT, tha se kjo ministri mbështet këto programe me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit të lartë.

“Që nga fillimi i programit, MAShT-i e ka mbështetur këtë program, ministrinë e gëzon fakti që universitetet përfitojnë nga këto programe. Në disa herë edhe vet ministria është përfituese, ne si ministri i përkrahim aplikuesit. Rritja e aplikimeve është objektivi ynë i përbashkët. Është shumë me rëndësi të shfrytëzohen këto mundësi, eksperiencat e tyre të fituara në universitetet evropiane e rrisin cilësinë e arsimit në Kosovë. Programi i kategorizon vendet në shtete të programit dhe shtete partnere”, ka thënë Gashi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...