Live

BE-ja komenton një deklaratë të Kurtit: Asociacioni dhe marrëveshjet tjera të zbatohen pa vonesa e pa kushte

13:11 / 31 Janar 2023

Nga Kosova Live

Bashkimi Evropian ka komentuar një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti ku thoshte se nuk toleronin kushte për negociata.

Pala serbe ka insistuar pasi presidenti i tyre dha sinjale se do ta pranonte planin franko-gjerman se Asociacioni ishte parakusht që të vazhdonin bisedimet.

Kurti ka qenë i irrituar nga kjo kërkesë javën e kaluar dhe e ka bërë një deklaratë të tillë.

I pyetur për qëndrimin e tij nga Reporteri, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano është përgjigjur si vijon:

““Qëndrimi i BE-së për këtë çështje është i njohur: Të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të zbatohen pa vonesa të mëtejshme dhe pa asnjë kusht. Kjo vlen edhe për themelimin e Asociacionit, që është obligim ligjor për Kosovën”

Kujtojmë se në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë po mbahet një diskutim në lidhje me modalitetet e formimit të Asociacionit, e ku të pranishëm janë përfaqësues të të gjitha institucioneve relevante të vendit, përfshirë kryeministrinë.

Shpërndaje në

U Kopjua