Live

BE shtyn në ‘heshtje’ funksionalizimin e ETIAS, Kosovës i hiqen vizat më 2024

14:29 / 01 Mars 2023

Nga Kosova Live

Drejtoria e Përgjithshme për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme në BE ka shtyrë në heshtje datën e fillimit të ETIAS nga nëntori 2023 në 2024 në një përditësim në faqen e saj të internetit. Asnjë arsye nuk u dha për këtë shtyrje të fundit.

“Pritet që Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) të jetë funksional në vitin 2024”, thaBEnë përditësimin e saj të fundit.

ETIAS ka pësuar një sërë shtyrjesh në vitet e fundit. E fundit para kësaj ishte në gusht të vitit 2022, kur data e fillimit të ETIAS të shtyhej për gjashtë muaj nga maji deri në nëntor 2023.

Me këtë sistem është u kushtëzua procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën.Sipas marrëveshjes së dakorduar në institucionet e BE-së, udhëtimi pa viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të sistemit ETIAS – një kërkesë kjo e shtetit francez, por nëse vonohet funksionimi i këtij sistemi, liberalizimi do të ndodhë jo më vonë se 1 janari i vitit 2024.

Shpërndaje në

U Kopjua