Live

Bebe dhe Rita nuk kanë pranuar ftesat për Sunny Hill

17:25 / 25 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Bebe Rexha dhe Rita Ora janë ndër shqiptaret që kanë arritur majat në skenat botërore.

Të gjithë ne ndihemi krenar që shqiptaret po prekin skenat botërore për të lënë gjurmë.

Në mesin e tyre është edhe Dua Lipa e cila njihet edhe si themeluese  e festivalit “Sunny Hill Festival” në Kosovë.

Në mesin e shumë performuesve me famë botërore përflitej që edhe Bebe Rexha e Rita Ora të performonin. Por sipas organizatorit kryesor Dukagjin Lipa ato të dyja nuk kanë pranuar ftesat.

Nuk dihet arsyeja e saktë, por edhe sivjet Rita dhe Bebe nuk do të jenë në Prishtine.

Megjithatë në festival do të performojnë Miley Cyrus, GASHI, dhe Dj i famshëm Calvin Harris, krahas shumë artistëve kosovarë.

Shpërndaje në

U Kopjua