Live

Behgjet Pacolli hap fond për të ndihmuar fëmijët e prekur nga termeti në Turqi

20:21 / 09 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Biznesmeni kosovar dhe lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka hapur fondin “Gofundme”, siç e ka titulluar ai ”Të ndihmojmë fëmijët e tërmetit në Turqi”.

Pacolli ka deklaruar që edhe shqiptarët duhet të ndihmojnë fëmijët dhe familjet e prekura nga termeti që la mbi 16 mijë persona të vdekur dhe mijëra tjerë të plagosur në disa qytete të Turqisë si dhe mbi 3 mijë viktima e shumë të plagosur në Siri.

“Duke ndjekur zhvillimet në Turqi dhe Siri pas tërmetit të tmerrshëm që ndodhi, mendoj se edhe ne shqiptarët duhet të ndihmojmë fëmijët dhe familjet e tyre. Prandaj sonte kam hapur një fond transparent për këtë qëllim përmes Gofundme ”Të ndihmojmë fëmijët e tërmetit në Turqi”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua