Live

Behrami: Hezitimi i LDK-së dhe AAK-së për ta dërguar Kurtin në opozitë e bën narracionin e tyre të pabesueshëm

09:34 / 21 Maj 2024

Nga Kosova Live

Analisti Artan Behrami ka kritikuar hezitimin e LDK-së dhe AAK-së për ta shpërndarë Kuvendin.

Ai ka bërë me dije se hezitimin i këtyre partive opozitare për të ndërmarr këtë veprim dhe për ta çuar vendin në zgjedhje e bënë të pabesueshëm narracionin e tyre për kundër opozitës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se veprimet e tyre janë amnisti për keqqeverisje.

“Hezitimi i LDK-së dhe AAK-së me dërgu Albin Kurtin në opozitë e bën disi narracionin e këtyre partive opozitare kundër Qeverisë totalisht të pabesueshme! Veprimet e tyre janë amnisti e plotë e keqqeverisjes së Kurtit! Është hipokrizi me amnistu në kuvend e me kritiku nëpër studio televizive! Me demek i ka bërë shumë dëme Kosovës, por jo mjaftueshëm! Papërgjegjësi totale! Deklaratat dëshirore për dorëheqjen e Kurtit janë naive! E keqja që po i bëhet Kosovës nga qeverisja e Kurtit duhet të ndalet menjëherë”, ka shkruar Behrami,

Sipas tij, me veprimet e tij kryeministrin Kurti është duke i dëmtuar familjet e shqiptarëve të Kosovës.

“Albin Kurti nuk është duke e dëmtuar familjen e tij, as shtëpinë e tij private. Këto dy gjëra të shenjta ai i ka të sigurta në Norvegji! Me veprimet e tij, Kurti po i dëmton familjet e shqiptarëve që jetojnë në Kosovë, duke i varfëruar çdo ditë. Ai po dëmton familjen dhe shtëpinë tonë të përbashkët-Kosovën. Prandaj, lërini pallavrat! Veç nëse keni vendos me ia dhënë edhe një mandat Kurtit!? Kallxoni!”, ka shkruar Behrami.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...