Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se është mashtrim i madh nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje të harrojë kauzën e bashkimit kombëtar, e në anën tjetër të krijojë të ashtuquajturën ‘Zajednicë’.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu e ka akuzuar Vetëvendosjen që po i vë ‘jugonostalgjikët’ kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
”Është mashtrim i madh me harru kauzēn e bashkimit kombëtar, e në anën tjetër me kriju “zajednicë”. Kjo është qeveria e mashtrimit që përmes OJQ-ve prezanton “zajednicën” dhe punon shumë që t’i vë jugonistalgjiket kundër Amerikës. Zajednica nuk kalon,” ka shkruar ai.
Ndryshe, sot po mbahet takimi në Ambasadën e Amerikës në Kosovës, ku do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Të ftuar janë zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.