Live

Bekim Haxhiu: Skandali mafioz energjetik i Martin Berishajt, krim ndërkombëtar

20:26 / 23 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se qeveria po vazhdon ta mbrojë ambasadorin Martin Berishaj, pavarësisht skandalit siç e quajti ‘’mafioz energjetik’’ dhe ‘’krim ndërkombëtar’’.

Haxhiu u shpreh se kjo vepër e ambasadorit Berishaj, duhet të hetohet më tutje dhe jo vetëm nga organet vendore.

”Skandali mafioz energjetik i Martin Berishës që transferon para kesh nën petkun diplomatik, është krim ndërkombëtar dhe këtë duhet ta hetojnë jo vetëm organet vendore por edhe më tutje”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua