Live

Bekim Jashari nderon 94 vjeçarin Salih Salihun, babain e dëshmorit Idriz Salihu

10:51 / 20 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ish-kryetari i komunës së Skenderajit, Bekim Jashari gjatë ditë së sotme ka vizituar babain e dëshmorit Idriz Salihu.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar se së bashku me babain e dëshmorit biseduan për luftën heroike, saktrificën e popullit për liri e pavarësi, shkruan Kosovalive.net.

Jashari nër të tjera ka shkruar se në odën e axhës Salih gjatë luftës së fundit kishin qëndruar e ushqyer ish ushtarë e dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u nisur nga Mujë Krasniqi, Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe shumë e shumë ushtarë tjerë, por që fatkeqësisht tash e 23 vjet pas luftës oda ka mbetur e pa renovuar dhe pa përkujdesje institucionale.

Ai poashtu, ka bërë të ditur se babain e dëshmorit e ka vizituar edhe më parë./Kosovalive,net/

Postimi i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua