Live

Bella Hadid shpallet personaliteti i njohur me më shumë stil nga revista GQ

12:35 / 24 Nëntor 2022

Nga admin

Revista e njohur, GQ, e ka shpallur modelen Bella Hadid si personalitetin e njohur që ka më së shumti stil.

Juria deklaroi se kjo modele e famshme është një “mjeshtre e stilit” dhe se “di t’i kombinojë në mënyrë të përsosur rrobat që zakonisht vishen nga meshkujt”.

Ajo mbajti sfilata për shtëpi të shumta luksoze të modës, duke përfshirë Bvlgari, Balenciaga, Dior e Versace. Muajin e kaluar pati një performancë mbresëlënëse në një sfilatë në Paris.

Gjegjësisht, ajo është shfaqur në pasarelë me të brendshme dhe dizajnerët kanë krijuar para publikut një fustan të bukur të bardhë të markës Copernia me ndihmën e një spërkatësi për të.

Si përkujtim, Bella u shpall femra më e bukur në botë në vitin 2019. Përmasat e fytyrës së saj në 94.35 për qind korrespondojnë me “raportin e artë”, një masë që përfaqëson përsosmërinë fizike.

Shpërndaje në

U Kopjua