Fjalimi i Papa Françeskut para njërëzve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit bëri bujë sot.
“Do të na bëjë mirë të kultivojmë, si Shën Gjon Pagëzori, virtytin që na lejon të tërhiqemi në momentin e duhur, duke dëshmuar se pika e referimit të jetës është Jezusi”, tha ndër të tjera ai.
Kujtojmë se Papa Françesku në një intervistë në dhjetor 2022 në një gazetë spanjolle kishte zbuluar se pas zgjedhjes së tij në 2013 ai nënshkroi një letër dorëheqjeje për t’u përdorur në rast se në një moment ai nuk mund të ushtrojë detyrat e tij për arsye serioze dhe probleme të pashmangshme shëndetësore./abcnews.al