Live

Bën jehonë në Serbi deklarata e Ramës së janë mbledhur nënshkrimet për ta rrëzuar rezolutën e Dick Martyt

22:30 / 03 Prill 2023

Nga Kosova Live

Mediat serbe, të ndara në dy kampe, i kanë dhënë jehonë deklaratës së kryeministrit Edi Rama se Shqipëria i ka mbledhur nënshkrimet në Asamblenë e Këshillit të Evropës për rezolutë të re kundër Dick Martyt.

Mediat serbe me orientim evropian kanë raportuar në mënyrë korrekte lidhur me mbledhjen e nënshkrimeve për të sfiduar rezolutën e Martyt nga viti 2011 në bazë të cilës është themeluar edhe Gjykata Speciale, ndërsa ato të kapura nga regjimi i Vuçiqit janë përpjekur ta deformojnë këtë deklaratë.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi sot se Shqipëria ka mbledhur nënshkrime në Asamblenë e Këshillit të Evropës për një rezolutë të re, e cila do të sfidonte rezolutën e Dick Martyt të vitit 2011, në të cilën Ushtria Çlirimtare e Kosovës akuzohej për trafikim të organeve njerëzore”, shkruan gazeta “Danas”.

Rama ka deklaruar në Facebook se në rezolutën e Martyt të vitit 2011, “pa fakte janë bërë akuza të tmerrshme ndaj UÇK-së për trafikim të organeve njerëzore”, por ka vlerësuar se rruga drejt drejtësisë për Kosovën do të jetë e vështirë, raporton FoNet.

“Rruga e drejtësisë për gjakun e derdhur dhe lirinë, për dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë që janë në Hagë, do të jetë e gjatë dhe e dhimbshme, madje edhe ofenduese, por drejtësia do të triumfojë në fund, sepse nuk ka forcë në Hagë dhe në botë që luftën çlirimtare do ta quajë kriminale”, ka shkruar Rama, përcjellin mediat serbe.

Në vitin 2011, Asambleja Parlamentare e KE-së miratoi raportin e raportuesit të saj special, Marty, dhe më pas “një rezolutë për tregtinë e organeve njerëzore në Republikën e Kosovës, në të cilën kërkoi një hetim ndërkombëtar”.

Vitin e kaluar, parlamenti shqiptar miratoi një rezolutë që kundërshtonte pretendimet e raportit të Martyt, të cilin Tirana ia dërgoi Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...