Live

Beqa i PDK-së për barrikadat: Kurti ose të veprojë ose të largohet

19:45 / 27 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Hajdar Beqa, deputet në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka folur lidhur me situatën në veri të vendit, duke kritikuar Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pasi sipas tij nuk ka pasur një plan të qartë për veriun dhe ka thënë se me menaxhim të dobët ka sjellur barrikadat të cilat janë vendosur sot në veri të vendit.

“Albin Kurti nuk po shihet se ka pas ndonjë plan për veriun, ka mëndu se është lider i opozitës, jo përfaqësues. Një shtet normal, kryeministri nëse nuk i largon barrikadat deri në fund të këtij viti, ai largohet, sepse kryeministri me menaxhim të dobët të politikave e pruni barrikadën”, ka thënë Beqa.

Teksa, ka shtuar se Kurti ose duhet të veprojë ose të largohet, gjersa, ka shtuar se situata e krijuar sot nuk do të ishte nëse Kurti do të kishte koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kurti me veprimet që i ka bërë në fund të këtij viti, krejt përpjekjet e tjera që kanë qenë të faktorin ndërkombëtar dhe kombëtar i ka kthy në zero dhe tash nuk ka agjendë si me dal nga situata. Duhet të veprojë, ose të veprojë ose të largohet. Kurti me u pa kordinu me faktorin ndërkombëtar dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kishim ardh në këtë situatë”, ka shtuar Beqa.

Shpërndaje në

U Kopjua