Live

Beqa: Shkuarja e Osmanit dhe Kurtit në Paris nuk është arritje e jashtëzakonshme

22:17 / 10 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Politologia, Arta Tahiri-Beqa ka thënë shkuarja e presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në Francë nuk është arritje e jashtëzakonshme.

Beqa në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, tha mund të flitet për një marrëveshje përfundimtare vetëm atëherë kur Osmani dhe Kurti shkojnë në SHBA.

“Shkuarja e kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani në këtë pjesëmarrje në Francë nuk është një arritje e jashtëzakonshme. Ne mund të flasim për një marrëveshje përfundimtare vetëm atëherë kur i shohim këta dy liderë të shkuar në SHBA. Gjithmonë proceset sidomos kur kanë të bëjnë për Kosovën formatin përfundimtar kanë qenë realisht SHBA”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, në Paris nuk do të flitet për një format përfundimtar mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk do arrihet, edhe sikur të jetë një takim dypalësh që ka të bëjë pikërisht edhe me negociatorët sepse edhe Lajçaku dhe Borrelli do marrin pjesë nesër të cilët janë drejtpërdrejtë negociues në këto diskutime dhe prapë se prapë do të jetë vetëm ajo që do të mund të diskutohet, për targa dhe situata në veri, se si mund të qetësohet situata, por absolutisht nuk besoj se do të flitet për një format përfundimtar mes Kosovës dhe Serbisë”, shtoi Beqa.

Ndërkaq, ajo theksoi se në këtë takim nuk do të ketë diçka pozitive dhe të ndryshojë gjendjen aktuale.

“Plani franko-gjerman është më shumë në favorin tonë, sidomos te pikat e para, pika e nëntë pak lë spekulime dhe dyshime. Në takimin në Paris nuk besoj se do të ketë diçka pozitive dhe të ndryshojë gjendjen aktuale”, përfundoi Beqa.

Shpërndaje në

U Kopjua