Live

Berisha: Kurti do ta nënshkruaj planin franko-gjerman, e ka degraduar procesin negociues

15:57 / 27 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të përballen me njëri tjetrin sot në Bruksel.

Në tryezën e takimit të sotëm është propozimi evropian siç njihet ndryshe si plani franko-gjerman.

Por se a pritët të dakordohen palët për këtë dokument, për Front Online  ka folur ish-zëvendës ministri i Jashtëm, Anton Berisha.

Berisha tha se Kurti do të dilte jo serioz nëse nuk e nënshkruan planin franko-gjerman.

Ai thotë se do të ishte e dëmshme për Kosovën mos nënshkrimi i këtij dokumenti.

Sipas Berishës, kryeministri i vendit ka degraduar procesin negociues.

“Fakti që zyrtarët evropian kanë deklaruar që palët janë pajtuar dhe vet Kurti ka deklaruar në Kuvend që në parim është pranuar. Do të ishte shumë jo serioze që Kurti mos ta nënshkruaj se do të ishte e dëmshme për Kosovën por edhe për të se do të dilte i pabesueshëm. Vet Kurti e ka degraduar procesit negociues kur është futur në biseda për çështje teknike të targave, periudhën që ka qenë jo konstruktiv dhe jo bashkëpunues me SHBA-të”, u shpreh Berisha.

Ish-zëvendës ministri i Jashtëm ka hedhur kritika te i pari i shtetit edhe për Asociacionin.

Anton Berisha thotë se sot Albin Kurti nuk do ta nënshkruaj Asociacionin.

Berisha u shpreh se kryeministri gjatë karrierës së tij politike vetëm ka mashtruar.

“Kurti ka manipuluar gjatë gjithë karrierës së tij politike në mënyrën e një kryemashtruesi për Asociacionin. Ai sot nuk do ta nënshkruaj se Asociacioni është i nënshkruar në vitin 2013 në marrëveshjen e parimeve të përgjithshme. Ai me pas qenë kundër Asociacionit është dashur ta anuloj at vendim ai nuk e ka iniciuar kurrë këtë hap. Kurti ka mashtruar edhe si opozitar dhe mashtron sot si kryeministër se ai nuk do ta nënshkruaj Asociacionin. Nëse ka akt nënshkrimi do ta nënshkruaj vetëm planin franko-gjerman”, theksoi Berisha.

Kurti pranoi letër nga tre liderët evropianë: presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni

Në këtë letër udhëheqësit evropianë kërkuan zbatimin e të gjitha marrëveshjeve Kosovë-Serbi përfshirë atë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ndër të tjera në letrën e përbashkët të tyre, thuhet se mirëpresin deklaratat e liderit kosovar për gatishmërinë për të pranuar propozimin evropian në lidhje me “Marrëveshjen Themelore”.

Macron, Scholz e Meloni u shprehën të bindur marrëveshje është e një rëndësie thelbësore për të mirën e përgjithshme të qytetarëve, për zhvillimin paqësor dhe të begatë të rajonit dhe për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës./Front Online/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...