Gazetari Ridvan Berisha po thotë se kryeministri Albin Kurti, nuk mund t’i ikën dialogut anise siç specifikoi ka pasur raste që ai ka tentuar ta bëjë këtë duke shfrytëzuar situata.
Berisha në Rubikon me Adriatik Kelmendi, u shpreh se në marrëveshjen finale përveç kryeministrit, duhet të jenë pjesë edhe të gjithë liderët tjerë të Kosovës.
”Nëse kryeministrit do t’i pëlqente ndonjë pjesë për ta kthyer në karborant elektoral, ai mëzi do priste për ta paraqitur aty. E kemi parë që fare nuk e respekton konfidencialitetin e këtyre”.
”Edhe në takimin e fundit të Samitit për Sigurinë në Mynih, u mediatizu shumë ajo çështja e videos së tij se si ka arritur të xhirohet e të dalë nga ai takim”.
”Marrëveshja është rezultat i një procesi negociator. Kanë ardhë në përfundim të gjithë aleatët tanë, që lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, duhet ta shtyjë përpara secilën përpjekje të BE-së dhe ShBA-së, vendeve kryesore, për ta mbyllë këtë hemorraxhi, nëse mund ta them, që prodhon destabilitet në rajon”.