Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka folur për synimet e Serbisë në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se nuk do të lejohet cenimi i veriut edhe nëse duhet mbrohet me jetë.
“Për shkak të egove të kujt do qoftë, nuk ka me ndodh dhe nuk do të ndodh ajo se çka po paralajmërohet. Atë po e synojnë serbët dhe ne nuk do ta tolerojm. Ne do të jemi këtu, pavarësisht se çka ndodh dhe çfarë marrëveshje ka, Kosova është Kosovë, është e njohur ndërkombëtarisht, i ka njerëzit e vet që janë pronar të këtij vendi, ajo nuk duhet me ndodh dhe nuk ka me ndodh, qoftë edhe me pagu çmimin më të lartë që është edhe lufta edhe krejt ato që i kemi kaluar para 20 vjetëve, është jeta e njeriut që përkthehet në një luftë”, tha ai për kosovalive.net në “Debat me Ridvan Berishën”.
VIDEO: