Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka takuar të enjten ish-presidentin kroat Stipe Mesiq në Tiranë. Ajo që bie në sy nga ky takim është fakti se Berisha po mbante syze të diellit.
Ish-kryeministri i Shqipërisë u sulmua në fytyrë të martën nga një qytetar, teksa po udhëheqte protestën e thirrur nga opozita kundër Qeverisë së Edi Ramës.
Pas takimit, Mesiqi ka thënë se u befasua nga sulmi ndaj Berishës, të cilin e konsideroi si “babanë e demokracisë në Shqipëri dhe më gjerë”.
“U befasova për shkak se Berisha është babai i demokracisë në Shqipëri dhe më gjerë. Nuk kam shumë të dhëna për momentin dhe s’dua të deklarohem për momentin, por ky është atentat ndaj Berishës. Ai i duhet gjithë shqiptarëve në Shqipërisë e më gjerë, i duhet rajonit e komunitetit Evropian. I dëshiroj nga zemra shumë shëndet dhe të ngelet në politikë edhe më tutje, të punojë për demokracinë”, ka thënë Mesiq.