Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, deklaroi gjatë një bashkëbisedime me ndjekësit në rrjete sociale se opozita do të organizojë protesta të fuqishme, kundër ataij që ai e quajti regjimi i kryeministrit Rama.
Berisha në fjalën e tij tha se kryeministri shqiptar, Edi Rama, zotëron sot 10% më shumë pushtet se diktatori i fundit, Ramiz Alia.
Sipas kreut të PD-së, kjo e dhënë frymëzon çdo demokrat të qëndrojë fuqishëm. Ai shtoi se protestat e fuqishme pritet të trondisin themelet e këtij regjimi së shpejti, shkruan Euronews Albania, transmeton Klankosova.tv.
“Ne jetojmë sot në kushtet e një monizmi të plotë. Ku një njeri, në traditën më të zezë të etërve të tij, në një etje të pashuar për pushtet dhe pasuri, ka vënë nën kontroll të gjitha pushtetet”.
“Protestat e fuqishme do jenë një drejtim themelor me të cilin ne synojmë të dridhim themelet e këtij regjimi të bazuar mbi krimin, vjedhjen dhe drogën”, tha Berisha.