Kryetari i Komisionit për Siguri, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha në një konferncë për medie ka reaguar edhe një herë për gjendjen ne veri, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, gjendja në veri është shqetësuese duke kërkuar reagimin e institucioneve.
Ai shtoi se popullin dhe Policinë e Kosovës nuk e trembin barrikadat.
“Gjendja e veriut të Kosovës është shqetësuese dhe kërkoj reagim nga institucionet e Kosovës. Barrikadat e vendosura po të kishte vullnet politik do të largoheshin si herëve të tjera”.
“Popullin dhe Policinë e Kosovës nuk e trembin barrikadat. Barrikadat duhet të hiqen nga Policia dhe KFOR-i”, tha ai.