Live

Bërnabiq: Pa u zbatuar Marrëveshja e Brukselit, s’bisedojmë për planin franko-gjerman

12:24 / 24 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë për planin franko-gjerman të propozuar nga BE-ja se “nuk di” se si të bisedojë për të, derisa s’është zbatuar Marrëveshja e Brukselit.

Ajo për këtë temë është pyetur nga gazetarët në qeverinë serbe, por nuk dha një përgjigje konkrete, derisa u mundua ta fajësojë Kosovën se nuk ka zbatuar marrëveshjet e nënshkruara më parë, raporton Danas, transmeton Gazeta Express.

“Pala serbe është ende në pritje të zbatimit të marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën – Marrëveshja e Brukselit, e cila është nënshkruar në vitin 2013. Gjithmonë pyes ndërkombëtarët dhe partnerët e huaj se kush do të garantojë marrëveshjen e dytë, nëse e para ende nuk është zbatuar”, ka thënë ajo.

Sidoqoftë, shumë nga marrëveshjet e nënshkruara nuk i zbaton as Serbia.

Bërnabiq ka folur edhe për situatën në veri të vendit, duke thënë se nuk “dëshiron as të mendojë” që Policia e Kosovës t’i heqë barrikadat në veri të Kosovës.

“As që do të doja të mendoja se policia e Kosovës po heq barrikada dhe po vë në pikëpyetje jetët e njerëzve, siç ka paralajmëruar Albin Kurti”, duke shtuar se po të ndodhte kjo do të përbënte “sulm ndaj grave dhe fëmijëve, të moshuarve që janë prapa barrikadave”.

“Unë nuk besoj në një skenar të tillë. Ka kuptim të mjaftueshëm nga ana e akterëve ndërkombëtarë, mbi të gjitha KFOR-it”.

Për kërkesën e bërë ndaj KFOR-it që të kthejnë personelin ushtarak në Kosovë, kryeministrja serbe tha se “vlerëson faktin se KFOR-i po shqyrton kërkesën e Serbisë” dhe se nuk e ka refuzuar menjëherë.

Për këtë kërkesë të Serbisë, emisari amerikan Gabriel Escobar ka thënë se e kundërshtojnë këtë kategorikisht, duke shtuar se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...