Live

Bërnabiq për fjalimin e Vuçiqit për Kosovën: I përgjegjshëm dhe historik

12:52 / 02 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se fjalimi i sotëm i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në parlament ku foli për Kosovën ishte i përgjegjshëm dhe historik.

“Shpresoj me gjithë zemër, për hir të Serbisë, e mbi të gjitha për hir të brezave të ardhshëm, që në Kuvendin Popullor, përveç atyre që janë të papërgjegjshëm, tejet arrogantë dhe të paskrupullt, të ketë edhe deputetë nga radhët e opozita që ka dashur dhe ka mundur të dëgjojë prezantimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për gjendjen dhe situatën në Kosovë”, ka shkruar Bërnabiq në rrjetin social Twitter, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Ajo theksoi se fjalimi i presidentit të Serbisë ishte “i zgjuar dhe i menduar, i përgjegjshëm dhe historik”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...