Live

Bërnabiq: Serbët në Kosovë po zbatojnë marrëveshjen e Brukselit

17:41 / 05 Nëntor 2022

Nga admin

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se serbët në Kosovë kanë treguar durim dhe tolerancë gjatë dekadës së kaluar, sipas saj, ata duan paqe dhe besojnë në sundimin e ligjit.

Pas zhvillimeve të fundit ku serbët janë tërhequr nga pozitat në institucionet kosovare, Bërnabiq ka thënë se Qeveria e Serbisë mbetet e vendosur për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe qëndron pranë popullit serb në Kosovë.

Në një deklaratë për media, ajo ka pohuar se serbët me vendimin e tyre janë duke mbrojtur të drejtën publike ndërkombëtare dhe marrëveshjen e Brukselit, shkruan Tanjug.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...